2010-05-19 18:08:55

Imzot Zimovski: ndihmat ekonomike për të forcuar sistemet shëndetësore të vendeve të varfëra nuk duhet të kenë qëllime të tjera


(19.05.2010 RV)Objektivat e Mijëvjeçarit të tretë dhe sfidat ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë janë në qendër të punimeve të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë të Zvicrës. Në mbledhje, e cila do të përfundojë të premten, merr pjesë edhe kryetari i Këshillit Papnor për Operatorët e Shëndetësisë, imzot Zigmunt Zimovski, që foli dje. Pasi shprehu distancimin e Selisë së Shenjtë nga programet, që nxisin abortin dhe përdorimin e kontraceptivëve, prelati i lartë i Vatikanit kërkoi që ndihma e vendeve të pasura për vendet e varfëra të bazohet mbi parimin e susidiaritetit. Gjithashtu, theksoi ai, nuk duhet të ketë qëllime të fshehta, si shitja e ilaçeve fallco në vendet e botës së tretë, apo hyrja në tregun e tyre përmes ndihmave.







All the contents on this site are copyrighted ©.