2010-05-18 16:31:08

“Bota dixhitale, mediat e reja në shërbim të njerëzimit të ri”. Java e shkencave të komunikacionit në Romë.


(18.5.2010 RV)U hap sot dhe do të vazhdojë deri të shtunën, nëpër universitetet e Romës, java e shkencave të komunikacionit me temë: “Bota dixhitale, mediat e reja në shërbim të njerëzimit të ri”. Kjo nismë, promovuar nga Zyra për Baritorinë Universitare të dioqezës do të zhvillohet në një sërë takimesh dhe debatesh që do të përfshijnë të gjitha universitetet e kryeqytetit. Po, si e në ç’mënyrë mund t’i edukojmë të rinjtë për përdorimin korrekt të botës dixhitale. Në mikrofonin tonë flet një nga organizatorët e kësaj jave, docenti i sociologjisë pranë Universitetit Roma Tre, Xhampiero Gamaleri:

Përgjigje:Unë besoj se këtu jemi ndërmjet dy pikave shumë të rëndësishme: të bëjmë në mënyrë që të rinjtë të jenë të ndërgjegjshëm për sistemin e mediave dhe, prandaj edhe të kuptojnë cilat janë elementet e formimit, të kërkimit që duhet të aktivizohen për të pasur një qëndrim kritik dhe formim profesional, për ata që duan të impenjohen. Pika e dytë ka të bëjë me produktorët: të bëjmë në mënyrë që këta të vendosin gjithmonë në rrjet prodhime cilësore. Në këtë kuptim besoj se java është domethënëse, sepse nëse në universitetin Roma Tre flasim pikërisht për formim, kërkim dhe komunikacion, në javën e fundit të tavolinës së rrumbullakët që ka të bëjë me universitetin La Sapienza shqyrtohet tema: “Mediat, të rinjtë dhe shoqëria. Si do të jemi nesër?” në dialog ndërmjet të rinjve dhe pedagogëve.

Pyetje: Sipas jush, në ç’mënyrë bota dixhitale sot, mund të jetë në shërbim të Kishës dhe të Ungjillit?

Përgjigje: Unë besoj se pika kryesore këtu është se ka një evolucion të mediave, që nga njëra anë paraqet rreziqe të dukshme përballë të të cilave jemi të gjithë, por paraqet edhe një mundësi që nuk duhet lënë pas dore, që mund ta quajmë mundësia e dialogut. Kisha si ambient ku ka qarkullim dialogu, është e ngjashme me këtë botë, në të cilën secili ka rrezik të bëhet protagonist nëpërmjet rrjetit. Sigurisht, në rrjet ka mundësi që të përfundojë shumë, shumë pleh, por, në rrjet mund të qarkullojnë edhe shumë, shumë vlera që nuk lindin vetëm nga lart, por edhe nga çdo njeri vullnetmirë dhe në veçanti, - e ky është urimi i im, - nga të krishterët.







All the contents on this site are copyrighted ©.