2010-05-18 18:32:21

Afganistani, në shënjestër të terrorit.


(18.5.2010 RV)Një atentat i ri vetëvrasës kundër forcave të Natos shkakton vdekje në Kabul.
Kamikazë në zemër të Kabulit, masakër ushtarësh. Një autobombë vret 6 ushtarë e 12 civilë. Forcat e Natos në Afganistan përsëri në shënjestër të talebanëve.
Sot paradite një atentat i ri kamikazë, në Kabul, kundër forcave të Aleancës atlantike shkaktoi: 20 të vdekur (gjashtë ushtarë) nga sulmi kryer afër Parlamentit. Më se 50 të plagosur. Autobomba ishte e ngarkuar me 750 kg eksploziv.
Pikërisht këtyre ditëve, sekretari i përgjithshëm i Natos, Anders Rasmussen, pati ripohuar rëndësinë e impenjimit ushtarak në Afganistan, e vetëdijen se guerilja është e vendosur të vazhdojë betejën e saj për të destabilizuar gjendjes përmes sulmeve e atentateve. E sot Rasmussen ka dënuar ashpër atentatin që ndodhi në kryeqytetin afgan. Me këtë rast ai tha se “Nato-ja mbetët e impenjuar në misionin e saj në mbrojtje të popullit afganë e për të përforcuar aftësitë e Afganistanit në rezistencën kundër terrorizmit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.