2010-05-17 17:52:23

Zjarr në shtëpinë e karikaturistit anti-islamik. Ndalohen dy kosovarë.


(17.05.2010 RV)Policia suedeze ndaloi dje dy të rinj me origjinë kosovare, për zjarrin që iu vu shtëpisë së Lars Vilks, autor i të ashtuquajturave “karikatura blasfeme” kundër Muhametit. Dy të dyshuarit, 19 dhe 21 vjeç, banojnë në Landskrona. Hetuesit kanë gjetur disa objekte të tyre në skenën e krimit. Sot, ata kanë dalë para gjykatësit.







All the contents on this site are copyrighted ©.