2010-05-17 17:45:30

Marrëveshje në fushën bërthamore ndërmjet Iranit, Turqisë dhe Brazilit


(17.05.2010 RV)Irani do të transferojë 1.200 kg uranium në Turqi, për të marrë pastaj 20% të kësaj sasie si lëndë djegëse bërthamore për përdorim civil. Sipas ministrit të jashtëm iranian, Motaki, kjo është pika kryesore e marrëveshjes, që u nënshkrua sot paradite në Teheran me Turqinë dhe Brazilin. Në këtë mënyrë, Irani mendon të shmangë sanksionet e bashkësisë ndërkombëtare, e cila pati kërkuar që regjimi i Ahmadinexhadit të pasuronte jashtë vendit uraniumin për qëllime civile. Po që tani, Izraeli nuk ka besim dhe paralajmëron edhe Bashkimin Evropian, i cili pret prononcimin e Agjensisë ndërkombëtare për Energjinë Atomike, me seli në Vienë.







All the contents on this site are copyrighted ©.