2010-05-17 17:40:00

Manifestim i madh i dashurisë për Papën: koment i kardinalit Bertone.


(17.05.2010 RV)“Së bashku me Papën!”: kështu shkruhej në parullat e mëdha, që mbartnin dje besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit. Manifestim, në të cilin të krishterët i shprehën dashurinë e tyre bijnore Atit të Shenjtë – komenton kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit:
“Manifestimi, që u mbajt këtu, në Romë, e shpreh vetvetiu gjithë dashurinë, me të cilën rrethohet Papa. Por shpreh edhe vullnetin, qëllimet e mira të të krishterëve, të të krishterëve të vërtetë, që i përkasin forcave të ndryshme kishtare e lëvizjeve të ndryshme – ta rinojnë nga thellësitë e zemrës Kishën, të bëjnë pendesë për mëkatet, që janë në Kishë e në botë e ta rizgjojnë impenjimin e tyre të dëshmisë së pastër, të qartë, që përkon plotësisht me Ungjillin e Krishtit. Më duket se ky është kuptimi më i bukur i këtij manifestimi e i manifestimeve në Portugali”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.