Greva e socialistëve në Shqipëri, në ditën e 17-të
(17.05.2010 RV)Greva e urisë së Partisë Socialiste në Shqipëri arriti sot ditën
e saj të 17-të. Deri tani, 50 vetë janë larguar për arsye shëndetësore, por si socialistët,
ashtu edhe demokratët, nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre. Kryetari i Partisë Socialiste,
Edi Rama deklaroi se greva do të vazhdojë dhe se dhjetra njerëz të tjerë kanë shprehur
dëshirën të hyjnë në të. Ndërkaq, kryeministri Sali Berisha ripohoi se zgjedhjet e
28 qershorit kanë qenë të ndershme dhe nuk ka asnjë arsye për rinumërimin e votave,
kërkuar nga opozita.