2010-05-17 17:40:26

Benedikti XVI priti presidentin bolivian, Morales: kriza ekonomike, politike, shoqërore dhe mbrojtja e mjedisit, temat kryesore të takimit.


(17.05.2010 RV)Kriza ekonomike botërore, tema e ekologjisë dhe ajo e mbrojtjes së shtresave më të varfëra të popullsisë, ishin në qendër të vëmendjes sot paradite, në Vatikan, ku Benedikti XVI priti në audiencë presidentin e shtetit shumëkombësh të Bolivisë, Evo Morales Anna.
Bisedimet e përzemërta, që zgjatën rreth një gjysëm ore – pohon një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit - krijuan kushtet për shkëmbimin e opinioneve mbi temat më të rëndësishme të aktualitetit ndërkombëtar e zonal. U bisedua edhe për nevojën e ndihmës më të madhe shoqërore si dhe për mbrojtjen e mjedisit.
U prekën më pas – përfundon nota – disa aspekte të situatës në vendin jugamerikan, posaçërisht ato, që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërmjet Kishës e shtetit në fushën e edukimit, të shëndetësisë, të politikave shoqërore e të mbrojtjes së të drejtave të më të ligështve.
Duke ndjekur protokollin, pas takimit me Papën, presidenti Morales u takua edhe me Hirësinë e Tij, Kardinalin Tarçizio Bertone, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, i cili shoqërohej nga Shkëlqesia e Tij, Imzot Dominik Mambertì, Sekretar për marrëdhëniet me shtetet.







All the contents on this site are copyrighted ©.