2010-05-14 19:44:48

Të Ngjiturit e Jezu Krishtit në Qiell, festa e të Shëlbuemit.


Liturgjia e Fjalës së Zotit e solemnitetit të festës të të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell – festës të Shëlbuemit.
Festa e të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell na thërret ta drejtojmë vështrimin tonë drejt Zotit e drejt Qiellit: vetëm me glorifikimin, vetëm me lavdërimin e Jezu Krishtit ne fillojmë ti shijojmë të mirat dhe frytet e ngjalljes së Tij, fillojmë ti gëzojmë të dhuratat qiellore, e dhurata e parë ndër të gjitha është shalomë – paqja, fryt i Shpirtit Shenjt Zot.
Jezusi i glorifikuar është ikona e përjetshme e njerëzimit tonë të ardhshëm, ikonë e amshuar, por jo e palëvizshme: dinamizmi i dashurisë së Zotit Trini bëhet përcaktim për mision, dinamizëm dashurie ndaj të gjithë njerëzve, në mënyrë që të plotësohet premtimi i shëlbimit për mbarë gjithësinë.
Shën Bernardi ka thënë se “Të Ngjiturit të Krishtit në qiell është kurorëzimi dhe përfundimi i të gjitha të kremteve të Shëlbuesit Jezus dhe njëherit caku i fundit i udhëtimit të jetës së Tij mbi tokë”. Pa dyshim se të Shëlbuemit është kurorëzimi i jetës tokësore të Krishtit, është lumturimi i Birit të Zotit dhe Shpëtimtarit tanë, është ngadhënjimi i Atij që duke u lartuar me fuqi të vet në qiell, na hap dyert e parajsës hyjnore duke na bërë pjesëtarë të lumturisë së përjetshme pranë Atit Qiellor. Duke i hapur dyert e Qiellit për çdo njeri besimtar e vullnetmirë. ...RealAudioMP3

Liturgjia e Fjalës

Leximi i parë Vap 7, 55-60

Lexim prej Veprave të Apostujve

Në ato ditë, Shtjefni, plot me Shpirt Shenjt, i drejtoi sytë kah qielli, pa lavdinë e Hyjit e Jezusin duke qëndruar në të djathtën e Hyjit dhe tha: “Ja, po e shoh qiellin e hapur dhe Birin e njeriut në të djathtën e Hyjit.” Atëherë ata lëshuan një britmë të madhe, i mbyllën veshët dhe u vërsulën të gjithë së bashku kundër tij. E qitën jashtë qytetit dhe e vranë me gurë. Dëshmitarët i ulën petkat te këmbët e një djaloshi që quhej Saul.
Dhe ndërsa po e mbytnin me gurë, Shtjefni lutej e thoshte: “O Jezus Zot, merre shpirtin tim!” Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të madh: “O Zot, mos ua merr këtë për mëkat!” Posa i tha këto fjalë, ndërroi jetë.


Fjala e Zotit.


Psalmi 97 (96)

Zoti mbretëron, le të galdojë toka,
--- --- ---
Zoti mbretëron! Le të galdojë toka,
le të gëzohen ishujt e shumtë!
Re e errësirë janë përreth tij,
e Drejta e Drejtësia themeli i fronit të tij.
--- --- ---
Qiejt e shpallin drejtësinë e tij,
të gjithë popujt e shohin lavdinë e tij.
Sepse ti je, o Zot,
i Tejetlarti mbi mbarë dheun,
ti je tejet i lartë mbi të gjithë zotat.
--- --- ---

Leximi i dytë Zb 22, 12-14. 16-17. 20

Lexim prej Zbulesës së shën Gjonit apostull


Unë, Gjoni, në vegim dëgjova: “Ja, unë po vij së shpejti! Edhe shpërblimi im me mua, për të shpërblyer gjithkënd sipas veprave të tija! Unë jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi! Të lumët ata që i lajnë petkat e veta për të pasur pjesë në pemën e Jetës për të hyrë nëpër dyer në qytet! Unë, Jezusi, e dërgova engjëllin tim t’ua sjellë këtë dëshmi kishave.
Unë jam rrënja edhe pinjolli i Davidit, Ylli i ndritshëm i mëngjesit!« Shpirti Shenjt dhe Nusja thonë: »Eja!« Edhe ai që dëgjon le të thotë: »Eja!« Kush është etshëm, le të vijë; kush do, le ta marrë ujin e jetës falas! Ai që i dëshmon këto, thotë: »Po, po vij së shpejti!« Amen! Eja, o Zot, Jezus!


Fjala e Zotit.


ALELUJA, aleluja.
Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën, thotë Zoti.
Ati im do ta duajë e tek ai do të banojmë.
Aleluja!

Ungjilli Gjn 17, 20-26

Leximi i Ungjillit të shenjët sipas Gjonit


Në atë kohë, Jezusi tha: “Nuk po të lutem vetëm për këta, por edhe për të gjithë ata, që, për shkak të fjalës së tyre, do të besojnë në mua: që të gjithë të jenë një. Sikurse ti, Atë, që je në mua dhe unë në ty, ashtu edhe ata të jenë në ne, që ta kuptojë bota se ti më dërgove.
Edhe unë ua dhashë lavdinë që ti ma dhe që të jenë një sikurse ne jemi një - unë në ta e ti në mua, që të jenë plotësisht një, që bota ta dijë se ti më dërgove dhe se i deshe ata siç më deshe mua. Atë, dua që ata, të cilët m’i dhe, të jenë aty ku jam unë, bashkë me mua, që të kundrojnë lavdinë time, lavdinë që ti ma dhe, sepse më deshe para se të krijohej bota. Atë i drejtë! Bota nuk të njohu e unë të njoha.
Edhe këta e kuptuan se ti më dërgove. Këtyre ua dëftova Emrin tënd dhe do të vazhdoj t’ua dëftoj, që dashuria me të cilën ti më deshe mua, të jetë në ta - dhe unë në ta.”
 
Fjala e Zotit.
- Homelia nga don Gjergj Meta -


Të dashur vellezer e motra ne Krishtin, kemi pershkuar se bashku keto jave te pashkeve me Krishtin e ngjallur i cili u shfaqet dishepujve te tij dhe qendron me ta. Duke qendruar me ta ai i forcon ata ne besim dhe i inkurajon per te ardhmen. E gjithe kjo kohe eshte pershkuar nga risia qe ringjallja e Krishtit sjell me vete. Kemi degjuar udherimin e ri te dashurise qe behet rregulla themeltare e dishepujve te Krishtit, e Izraelit te ri qe eshte Kisha.

Tani Krishti i ngjallur ngjitet tek Ati. Ne kete te Diele ne kremtojme Ngjitjen e Jezusit te Ati i tij. Do te doja te nxirrja ne pah gjendjen e apostujve te tij ne dy momente kyce te jetes se Jezusit e te lidhura ngushte me njeri-tjetrin. Nuk eshte hera e pare qe Krishti largohet nga syte e dishepujve. Heren e pare ai iku duke u ngjitur ne kryq. Me vdekjen e tij ai shkaktoi ne zemrat e dishepujve shume trishtim. Askush nuk mbeti aty me te. Iken te gjithe. Mbeti vetem Gjoni dhe Nena e tij, Maria. Vdekja e Krishtit ne kryq u duk se shoi te gjitha shpresat e dishepujve per mbreterine e Izraelit. Me se miri na e peshkruajne kete ndjesi dishepujt e Emausit te cilet po iknin te merzitur nga Jeruzalemi dhe takojne Krishtin rruges. Me vdekjen e Krishtit ata nuk prisnin me asgje te re. Nuk prisnin se ai do te kthehej me. Nuk kishin kuptuar asgje nga cfare ai u kishte thene gjate kohes qe kishte qene me ta. Besimi i tyre ishte shume i brishte dhe guri i vendosur mbi varrin e Krishtit ishte nje gur mbi zemren e tyre.

Takimi i tyre me Krishtin e ngjallur u hapi edhe njehere horizontin e shpreses. Atehere kuptuan, iu hapen syte.

Ikja e dyte e Jezusit kesaj here ne lavdine e Atit, ne te djathten e Atit eshte ne vazhdim te te njejtit mister te Pashkeve. Jemi ende ne kohen e Pashkeve. Per dishepujt ndryshon krejtesisht perspektiva. Ata nuk jane me te merzitur, as te pikelluar. Jane te mallengjyer sigurisht, por plot me shprese se e dine qe me siguri ai nuk do t'i lere me vetem. Pervecse do t'u dergoje Shpirtin e Shenjte ai do te kthehet perseri sikurse themi ne besojme “…per te gjykuar te gjallet e te vdekurit…”.

Cfare mund te na thote neve sot Ngjitja e Krishtit ne qiell? Shume gjera, sepse eshte nje mister i besimit tone e si cdo mister mban brenda vetes nje kuptim te pafund qe vetem kur te jemi ballafaqas me Atin do ta marrim vesh perfundimisht. Do te doja te ndalesha ne tre gjera qe me duken te rendesishme ne kete te Diele te Ngjitjes se Jezusit ne qiell.

Se pari duke u ngjitur ne qiell Krishti merr me vete njeriun dhe e ben te denje te banoje ne jeten e Trinise se shenjte. Gjithcka qe eshte njrezore pervec mekatit, merret prej Krishtit dhe ngritet drejt qiellit. Duke u ngjitur vete ai na merr edhe ne bashke me veten e tij. Keshtu ne jemi banore te qiellit,dhe atdheu yne eshte qielli edhe pse jetojme ende mbi toke. Ka shume rendesi te mendojme pagezimin tone. Duke u pagezuar ne jemi shartuar ne Krishtin.

Ai ka hyre ne ne dhe ne kemi hyre ne te. Natyra jone njerezore, nepermjet pagezimit, ka marre faren e pavdekshmerise, faren e perjetesise. Ne jemi zhytur ne Krishtin duke u bere te ngjashem me te dhe bashke me te mund te therrasim Zotin, Ate. Ai eshte biri i Atiti dhe ne bashke me te behemi familjare te Zotit. Keshtu jemi shume me afer Zotit. Hendeku qe ishte krijuar ndermjet njeriut dhe Zotit me mekatin e rrjedhshem tashme nuk ekziston me. Perdja e tempullit eshte care dhe njeriu mund te komunikoje drejteperdrejte me Hyun ne Jezu Krishtin, sepse ai eshte vete Hyu. Njeriu behet i afte te krijoje nje marredhenie te brendshme me Zotin. Njerzorja dhe hyjnorja takohen perfundimisht me njera tjetren.

Se dyti do te ishte shume e dobishme per ne te shikonim ne jeten e dishepujve se cfare ndodh dhe te perceptonim ndjenjat e tyre perballe kesaj ngjarjeje te madhe. Nese ne çastet e kryqeve te jetes largohemi nga Zoti, ai na jep gjithnje nje mundesi tjeter qe ne nuk duhet ta leme te na ike. Ne jeten me Zotin gezimi eshte i garantuar. Zoti nuk e le ne pikellim njeriun qe e kerkon me kembengulje. Ai nuk na le asnjehere vetem. Takimi me Zotin Jezus eshte per njerin casti me i epert i jetes se tij. Nuk ka gje me te cmuar se sa kjo. Ne intimitetit e jetes me Jezusin do te shikojme se gjerat qe na pikellojne jane teper te vogla perballe gezimit qe sjell takimi me te. Por duhet te jemi te bindur qe gezimi i ringjalljes shpeshere, madje gjithmone kalon neper erresiren e kryqit. Mos te deshperohemi kurre...!
Se treti, duke u ngjitur ne qiell, Jezusi mbaron kohen e tij mes njerezve dhe hyn ne perjetesine e Atit. Por pikerisht ketu fillon nje epoke e re. Ai eshte i prnaishem ne jeten tone nepermjet Shpirtit te Shenjte qe u ka derguar apostujve e nepermjet tyre neve. Pervecse nje ngushellim i madh per Kishen dhe per cdonjeri, ardhja e Shpirtit Shenjte, mbart me vete detyren e madhe te shpalljes se Krishtit. Ai vjen pikerisht per kete gje, per te na mesuar cfare ka thene Jezusi, per te hedhur drite mbi fjalet e tij dhe per te na thene kuptimin, por edhe per te na dhene forcen qe ne te mos trembemi perballe kesaj detyre. Te mos trembemi duke shpallur Jezusin ne te kater skajet e botes, duke shpallur mbreterine e tij.

Te dashur vellezer e motra! Edhe pak dite na ndajne nga Rreshajet, misteri tjeter i madh i besimit tone. Zoti zbret perseri ne mes te njerezve, per te me mos i lene kurre vetem. Shpirti i Shejnte eshte vazhdimesia e pranise se Zotit ne jeten tone. Ngjitja e Krishtit ne qiell dhe ardhja e Shpirtit te Shenjte hap nje kohe te re qe eshte koha e Kishes, koha e bashkesise se atyre burrave dhe grave qe me kembenguljen dhe shenjterine e tyre do te shpallin Ungjillin kudo, ne te gjithe boten.

Keto dite jane edhe ditet e pergatitjes per ata qe do te marrin krezmimin e shenjte. Te lutemi per te gjithe ata te rinje qe do te marrin kete sakramet, qe te perforcuar nga shpirti i Zotit te behen shpalles guximtare te fjales se tij. E te vazhdojme te therrasim pranine e Shpirtit Shenjt duke thene: “Eja o Shpirt i Shenjt, ndricoji mendjet tona, ndikoje ne ne zjarrin e dashurise tende! Amen!”







All the contents on this site are copyrighted ©.