Sot më 14 maj kalendari Kishtar përkujtoi Shën Matinë Apostull.
(14.05.2010 RV)Emri Mati vjen nga hebraishtja e do të thotë: Njeri i Zotit. Portretin
e Shenjtit na e përshkruan, gati pa dashur, vetë Shën Pjetri. Pas ngjitjes së Krishtit
në qiell, ai i thotë bashkësisë së vogël të krishterë të Jerusalemit se duhej zëvendësuar
Juda Iskarioti, tradhtari, për ta plotësuar sërish numrin e 12 apostujve. E i lë vetë
vëllezërit në fe të zgjedhin. Atëherë bëhet zgjedhja, sipas këtyre porosive
të Pjetrit: “Apostulli i ri duhet zgjedhur ndërmjet atyre, që ishin shokë gjatë gjithë
kohës, në të cilën Zoti Jezus jetoi ndërmjet nesh, duke nisur nga pagëzimi i Gjonit,
deri në ditën kur prej nesh u ngjit në qiell”. Kështu lexohet në Kapitullin e parë
të Veprave të Apostujve. Besimtarët ia vűnë gishtin dy vetëve, që i kishin këto cilësí.
Njëri ishte Matia, tjetri, Jozefi, i mbiquajtur Barsabbŕ. Si arritën në këtë
pikë, shtinë short, pasi iu luten Zotiti kështu: “Ti, që e njeh zemrën e të gjithëve,
tregona cilin prej tyre e ke caktuar të zërë vendin në këtë detyrë e apostullim, të
cilin e braktisi Juda, për të shkuar në vendin që e zgjodhi vetë!” Shorti i ra Matisë,
e ai u bashkua me njëmbëdhjetë apostujt. Ai është i vetmi nga të Dymbëdhjetët,
që nuk u thirr drejtpërdrejtë nga Jezusi, por gjithsesi qe me Krishtin që në fillim
e deri në fund të jetës së Tij publike, duke u bërë dëshmitar i vdekjes dhe i ngjalljes
së Jezusit. Emrin e Matisë e gjejmë vetëm këtë herë në Besëlidhjen e Re. Më pas nuk
dimë asgjë të saktë: kemi vetëm tregime të traditës, pa kurrfarë baze historike, të
cilat flasin për predikimin dhe vdekjen e tij në emër të Jezu Krishtit, por me një
pasaktësi të plotë mbi vendet përkatëse: disa i vendosin ngjarjet e jetës së Apostullit
në Judé, të tjerë, në Etiopí. Historiani i Kishës, Euzebi i Çezaresë (265
– 340) në historinë e tij kishtare, shkruan se nuk ekziston kurrfarë liste e shtatëdhjetë
nxënësve të Jezusit ( veç asaj të Apostujve) e shton: “Tregohet se edhe Matia, që
u bashkua me Apostujt në vend të Judës, e edhe shoku i tij, që pati nderin të kandidonte
për këtë detyrë, qenë gjykuar të denjë ndërmjet të shtatëdhjetave. Prej
këndej mund të themi se Matia duhet të ketë bërë pjesë në numrin e 72 nxënësve, të
cilët Jezusi i dërgoi dy nga dy përpara tij, për të predikuar në çdo qytet e në çdo
vend, ku do të shkonte, e që u kthyen plot entuziazëm, duke thënë: “Zot, edhe djajtë
na binden në emër tënd. Ndonëse tradita flet për Matinë si ungjillëzues
i Lindjes së Mesme e i Afrikës, emri i tij arriti që në shekujt e parë edhe në Evropën
veriore e qyteti i lashtë gjerman Trier e nderon si Pajtor. Emri Mati është shumë
i përhapur edhe ndër shqipëtarë, e shpesh ka marrë trajtat: Matish e Tish.