2010-05-14 17:43:44

Porto


(14.05.2010 RV)Porto, me 240.000 banorë, 2. 000.000 me gjithë zonën metropolitane, është qyteti i dytë i rëndësishëm i Portugalisë. Konsiderohet si kryeqytet i veriut. Qyteti, që shtrihet gjatë bregut të lumit Douro, është vetëm pak kilometra larg Oqeanit Atlantik. Si e gjithë Portugalia, është i famshëm për verën Porto, pagëzuar me emrin e tyre. Vendbanimet historike më të lashta i takojnë shekullit V. Para se të themelohej Portugalia, qyteti quhej “Portus Kale”, ndërsa zona përqark, “Condado Portucalense”. Ky komb, më pas, u bë mbretëri e pavarur e u njoh me emrin Portugalia. Simbol i Portos është “Torre dos Clérigos”, projektuar në vitin 1754 nga arkitekti italian, Nikola Nazoni; ura prej hekuri, me dy nivele, vepër e inxhinierit belg, Teofil Seyrig; ura hekurudhore “Maria Pia”, projektuar nga Gustav Eiffel, në bashkëpunim me Seyrig; Stacioni qëndror “Sao Bento”, që konsiderohet si një nga më të bukurit në Evropë, i stolisur me pllaka luksoze të pikturuara; Universiteti (Salla e Mjeshtrisë së Lundrimit, 1762) dhe bursa (Bolsa do Porto, 1834).







All the contents on this site are copyrighted ©.