2010-05-14 16:58:19

Papa Kirchentag-ut: Kisha vend shprese, pavarësisht nga egjra brenda saj


(14.05.2010 RV)Edhe në çastet më të vështira, Kisha mbetet vend shprese: kështu shkruan Benedikti XVI në mesazhin, që u dërgoi pjesëmarrësve të Ditës Ekumenike të Kishave (Kirchentag), e cila përfundon nesër në Mynih të Gjermanisë. Tema e këtij viti ishte “Që të keni shpresë”. Pavarësisht nga egjra e pranishme në mesin e atyre, që janë të thirrur t’i shërbjenë Zotit, nënvizon Papa, Zoti na pastron dhe na tregon rrugën e fesë.
Që nga 12 maji, në Mynih, u mblodhën të krishterë të konfesioneve të ndryshme, por edhe besimtarë të feve të tjera, për t’u lutur e për të reflektuar mbi temën e shpresës. Gjatë këtyre ditëve, Bashkësia e Tezesë organizoi një mbrëmje lutjeje për të rinjtë, ndërsa Bashkësia e Shën Egjidit një lutje për të varfërit e botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.