(14.05.2010 RV)Gazeta “Pùblico” i kushton dy tituj vizitës së Atit të
Shenjtë: “Turma u bë një me Papën e Papa, me turmën” dhe “Martesa heteroseksuale e
përgjigjja ndaj sfidave të së mirës së përbashkët”. E përditshmja shkruan se turma
oqeanike në Shenjtëroren e Fatimës, luajti një rol të rëndësishëm për ta përmirësuar
figurën e Benediktit XVI, në një vizitë që u shikua, në nivel global, nën optikën
e pedofilisë. “Jornal de Noticias” titullon: “Papa dënon martesën homoseksuale”.Gazeta
thekson se të pranishmit duartrokitën, kur Papa mbajti këtë qëndrim, gjë që tregon
se në vend ka qëndrime të ndryshme lidhur me argumentin. Në “Diario de Noticias”
dhe ”Expresso” lexojmë titullin: “Papa ridënon martesën homoseksuale dhe abortin”. “Correiro
da manhà” vë në krye të vendit titujt: “Një gjysëm milioni me Papën” dhe ‘Papa
ridënon martesat gay”. “O Primero de Janeiro” i kushton vizitës, në përfundim
e sipër, një faqe të tërë. Nis me titullin: “Qartë! Papa dënon abortin e martesat
gay”. Në të gjitha gazetat portugeze ka shkrime të shumta për shtegtimin e Benediktit
XVI, shoqëruar me fotografi të mëdha e jashtëzakonisht shprehëse. Titujt dhe artikujt
e gazetave ndalohen edhe tek masat e rrepta të qeverisë për të frenuar krizën ekonomike,
masa që kundërshtohen nga opozita.