2010-05-14 18:07:13

Në muajin e Majit, Gruaja e veshur me diell na thotë: “Guxim!”


(14.05.2010 RV)Zoja e Bekuar është e veshur me diell, sepse jeton në dritën e Hyjit, e ka hënën nën këmbë, sepse e ka lënë pas vetes vdekjen. E na thotë “Guxim! Në fund fiton dashuria! Guxoni të jetoni kështu, pa u frikësuar nga kërcënimet e kuçedrës”.
Gruaja e veshur me diell e nxjerr në dritë foshnjën me dhimbje: është simbol i Kishës shtegtare në të gjitha kohët: në të gjitha breznitë duhet ta lindë përsëri Krishtin, ta sjellë në botë Krishtin me dhimbje të madhe në gjirin e njerëzimit, që vuan.
Është Kishë e përndjekur nga kuçedra në të gjitha kohët, por në të gjitha kohët jeton në dritën e Hyjit. E kështu në të gjitha mundimet Kisha, duke vuajtur, fiton e është garanci e pranisë së dashurisë së Hyjit kundër të gjitha ideologjive të urrejtjes e të egoizmit. E kuçedra edhe sot dëshiron ta përpijë Hyjin e bërë foshnje: ‘mos mendoni për këtë Hyj, i ka kaluar koha!’ – na thonë – por edhe sot ky Hyj i ligësht, është i fortë, është forca e vërtetë. E Nëna e Tij e virgjër na fton të kemi besim e shpresë.







All the contents on this site are copyrighted ©.