2010-05-14 17:43:56

Dioqeza e Portos


(14.05.2010 RV)Ipeshkëv i Dioqezës së Portos është imzot Manuel Makario do Nashimento Klemente. Aktualisht është edhe kryetar i Komisionit ipeshkvnor për kulturën, pasuritë kulturore dhe komunikimin shoqëror.
Drejton një territor dioqezan të ndarë në 477 famulli, grupuar në 22 vikariate e në katër zona të mëdha baritore. Dioqeza ka disa seminare: Seminari i Madh i Portos; Seminari i Bariut të Mirë (me para-seminarin); Seminari Dioqezan Misionar “Redemptoris Mater”; Seminari Ipeshkvnor i Zojës Rruzare të Vilarit dhe Seminari i “Zemrës së Krishtit”. Në territorin e dioqezës kryejnë misionin 40 institute rregulltare femërore e mashkullore dhe 10 institute të tjera të ndryshme kishtare. Dioqeza është sufragane e kryedioqezës së Bragës. Në vitin 2004 numëronte 1. 869.826 të pagëzuar ndërmjet 2. 064. 813 banorëve. Përfshin 28 komuna, nga të cilat, 17 i përkasin zonës së Portos, 8 zonës së Aveiros e 1 zonës së Bragës. Dioqeza e Meinedos (Magnetis) u themelua që në kohët e para të krishterimit. Emri i saj haset për herë të parë në dokumentet e shekullit III pas Krishtit e, më saktë, në shkrimet e vitit 589, kur u mblodh Koncili i Toledos, ku mori pjesë edhe ipeshkvi i saj, Kostancio. Pas çlirimit nga arabët e fitores së krishterimit, selia ipeshkvnore u vendos në Porto.







All the contents on this site are copyrighted ©.