2010-05-12 17:36:39

Shtypi portugez për vizitën e Papës.


(12.05.2010 RV)Në faqet e para të gazetave portugeze, sot, ditë e dytë e shtegtimit apostolik të Papës në Portugali, pasqyrohen, me germa të mëdha, kryesisht fjalët e Benediktit XVI në avion, por edhe ngjarjet e djeshme në Lisbonë, përmes kronikave të gjata, shoqëruar me fotografi të mëdha nga arritja në aeroport, tek takimi me presidentin Këvako Silva, mesha në Terreiro do Pako e, sidomos, serenata e të rinjve para nunciaturës.
“Diario de Noticias” e titullon editorialin: “Bento XVI: Papa e lidh pedofilinë me sekretin e tretë të Fatimës”. Gazeta vë theksin tek serenata e mbrëmshme e të rinjve, duke botuar edhe një sërë dëshmish nga mesha e djeshme, me titullin “Papa është njeri që, para së gjithash, beson në Zotin”. Shërbime të shumta edhe mbi masat e sigurimit si dhe kronikat e para nga Fatima, ku Papa arriti sot pasdite.
Gazeta “Informacao” e titullon shkrimin kryesor: “Persekutimi më i madh i Kishës, lind nga mëkati brenda Kishës”. Të shumta e të bukura fotografitë, që i shoqërojnë shkrimet për vizitën e Papës. Në faqet e brendshme edhe një titull tjetër: “Kisha duhet të mësojë edhe një herë pendesën e të pranojë pastrimin”.
Titulli i “Jornal de Noticias” i kushtohet gjithnjë fjalëve të Papës në avion: “Të tatëpjetat nuk do ta shkatërrojnë Kishën”. Në faqet e brendshme, një artikull kushtuar fjalëve të Papës në ceremoninë e mirëseardhjes: “Lindja e Republikës krijoi hapësira të reja për Kishën”.
‘Correio da manhà”, bie në sy titulli “Një turmë vigane e pret Papën Bento XVII”. Shërbime të shumta kushtuar fjalëve të Atit të Shenjtë në avion e, sidomos titulli: “Armiku është brenda në Kishë”.
Së fundi, e përditshmja “Il Pùbblico” e titullon editorialin “Papa u kërkon katolikëve më shumë impenjim në politikë dhe në ekonomi”.
Të shumtë artikujt kushtuar shtegtarëve, që po arrijnë grupe-grupe në këmbë, në Fatima, për takimin me Papën.







All the contents on this site are copyrighted ©.