2010-05-12 17:35:57

Kisha e së Shenjtnueshmes Trini


(12.05.2010 RV)Guri i parë i themelit i kësaj Kishe u vendos më 6 qershor 2004, në Solemnitetin e së Shenjtnueshmes Trini. Qe caktuar për këtë themel, një gur jo i zakonshëm, por një copë mermeri, shkëputur nga varri i Shën Pjetrit Apostull, poshtë bazilikës së Vatikanit, dhuruar nga Gjon Pali II. Në shenjë mirënjohjeje për dhuratën e Papës, copa e mermerit u ekspozua përballë elterit të madh, ndërsa në themel u vendos një gur tjetër, marrë nga gërmimet rreth varrit të Kryeapostullit, në Vatikan.
Katedralja u shugurua më 14 tetor 2007, nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone. Ndriçimi i brendshëm është i vazhdueshëm, falë një sistemi të kompjuterizuar, që shfrytëzon ndriçimin e jashtëm, duke i dhënë herë më pak e herë më shumë dritë, mjediseve të ndërtesës kishtare. Struktura e mbulimit (më se 12 mijë metra katrore) krijon kushte për vendosjen e paneleve fotovoltaike. Muret e brendshme janë të izoluara nga zhurmat e një sistem ventilimi e riqarkullon ajrin dhe rregullon temperaturën e mjedisit. Elteri, amvona, selia e kryesimit dhe dyshemeja e presbiterit, janë prej guri të bardhemë; dyshemeja, prej guri gëlqeror ngjyrë kremi brenda kishës, ndërsa në hapësirat e tjera, ngjyrë hiri më të katërt. Katedralja mund të zërë rreth 8. 600 vetë, të ulur.







All the contents on this site are copyrighted ©.