(12.05.2010 RV)E themeluar më 22 maj 1545, anuluar më 30 shtator 1881, rikrijuar
më 17 janar 1918, më 13 maj 1984 mori emrin Dioqeza e Fatimës. Sufragane e Lisbonës,
shtrihet në një territor prej 1. 700 kilometrash katrore, me 288.00 mijë banorë, 262.800
prej të cilëve janë katolikë (91% e popullsisë). Besimtarët janë të organizuar në
75 famulli, me 264 Kisha, ku shërbejnë 100 priftërinj dioqezanë, 70 meshtarë rregulltarë,
18 rregulltarë të pashuguruar; 664 rregulltare, 5 seminaristë të kursit teologjik
e filozofik. Në dioqezë janë ngritur 61 institute edukative e 47 bamirësie. Çdo vit
këtu kremtohen rreth 2. 698 pagëzime. Ipeshkëv i Leira-Fatimës është imzot Antonio
Augusto dos Santos Marto.