2010-05-12 18:59:54

Benedikti XVI lutet në Kapelën e Dukjeve të Zojës së Fatimës


(12.05.2010 RV)Pasdite, Papa Benedikti XVI shkoi me helikopter nga Lisbona në Fatima, ku nesër do të kremtojë 10-vjetorin e lumnimit të barinjve të vegjël, Françesku e Xhaçinta, dëshmitarë të dukjeve të Zojës. Me të vërtetë, shqetësimi i parë i Atit të Shenjtë ishte të shkonte menjëherë në Kapelën e Dukjeve në shenjtëroren e Zojës së Fatimës, për t’u gjunjëzuar e për t’u lutur sëbashku me të pranishmit:RealAudioMP3
“…ja ku jam, si biri që vjen të vizitojë Nënën, në shoqëri me shumë vëllezër e motra. Si pasardhës i Shën Pjetrit, të cilit i është besuar misioni për të kryesuar shërbimin e bamirësisë e të dashurisë në Kishën e Krishtit e për t’i përforcuar të gjithë në fe e në shpresë, dua t’i paraqes Zemrës tënde të Papërlyer gëzimet e shpresat, problemet e vuajtjet e secilit prej bijve e bijave të tua…”.
Papa kujtoi Gjon Palin II dhe vizitën e tij te Zoja e Fatimës, për ta falenderuar që e shpëtoi nga plumbi i atentatorit Ali Agça, pikërisht më 13 maj, në sheshin e Shën Pjetrit, gati 30 vjet më parë. Ai plumb ndodhet tani në kurorën e Zojës, Mbretëreshë e Paqes:
“Është ngushëllim i madh të dish se ti je kurorëzuar jo vetëm me argjendin e me arin e gëzimeve e të shpresave tona, por edhe me ‘plumbin’ e shqetësimeve e të vuajtjeve tona”.
Benedikti XVI e falenderoi Zojën për lutjen që zgjon tek besimtarët në favor të Atit të Shenjtë e të misionit të tij dhe, siç është traditë, vuri në këmbët e shtatores së Zojës, Trëndafilin e Artë, homazh falenderimi i papëve për Nënën e Krishtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.