2010-05-11 17:20:34

Uashington Post: Luftë me talebanët në Pakistan?


(11.05.2010 RV)Një konflikt në shkallë të gjerë me talebanët në Pakistan. Kjo mund të jetë pasoja e atentatit të dështuar të 1 majit në Tajms Skuer, në Nju Jork. Lufta mund të shpërthejë për shkak të presioneve të vazhdueshme që Uashingtoni po ushtron mbi Islamabadin që ky i fundit “të impenjohet më shumë” në betejën kundër terrorizmit në shtëpi. kështu shkruan gazeta amerikane Uashington Post, duke nënvizuar se tashmë për SHBA është e nevojshme një tjetër ofensivë e përgjithshme e ushtrisë pakistanase kundër talabanëve në Vaziristanin verior. Pikërisht në këtë zonë strehohen talebanët që veprojnë në Afganistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.