2010-05-11 14:13:47

Pallati i Belemit


(11.05.2010 RV)Pallati i Belemit, i njohur edhe si “Pallati Cor de Rosa” për ngjyrën e fasadës, ngrihet mbi një kodër përballë lumit Tago e pranë Kuvendit të Jeronimëve. Ndërtuar në shekullin XVI, ka qenë rezidencë e mbretërve portugezë deri në datën e shpalljes së Republikës, në vitin 1911, pas së cilës bëhet rezidencë zyrtare e Presidentit të Republikës. Pallati ka oborre e kopshte dhe salla shumë të pasura me dekorime si Salla e Artë, Salla e Perandorisë, Salla e Kaltër e Ambasadorëve. Një krah është i zënë nga “Muzeu i Presidencës së Republikës”, i hapur për publikun, që mund të shohë materiale ilustruese të historisë së Pallatit e të vendit. Pranë shkollës së lashtë të ekuitacionit gjendet “Muzeu i Karrocave” me disa nga makinat më lluksoze të Evropës.







All the contents on this site are copyrighted ©.