(10.05.2010 RV)Në një klimë tensioni, mëse 50 milion zgjedhës në Filipine votuan
sot për pasardhësin e presidentes Gloria Arrojo. Në të gjithë vendin ka pasur dhunë
e frikësime, të cilat kanë shkaktuar shtatë të vdekur e 14 të plagosur. Problemi kryesor
i vendit është korrupsioni, konfliktet e armatosura dhe mosbesimi i njerëzve tek politika.