2010-05-10 18:22:29

Portugalia


(10.05.2010 RV)Republikë, që nga viti 1910. Në vitet 1974-75 Portugalia u njohu pavarësinë të gjitha kolonive të saj afrikane (Guinea Bisau, Kepi i Gjelbër, Mozambiku e Angola), si dhe Timorit Lindor (që u bashkua me Indonezinë një herë, e pastaj u shkëput prej saj, në mesnatën ndërmjet 19 e 20 majit 2002). Kolonia e fundit portugeze përtej detit, Makao, iu kthye Kinës Popullore më 20 dhjetor 1999.
Presidenti i Republikës, që zgjidhet me votime të përgjithshme, me një mandat prej pesë vjetësh, emëron kryeministrin, duke pasur parasysh rezultatet zgjedhore. Qeveria duhet të ketë votbesimin e Asamblesë Kombëtare, apo të parlamentit, që ka 230 deputetë, të zgjedhur për katër vjet.
Kufijtë dhe pozita gjeografike
Portugalia kufizohet në veri e në lindje me Spanjën; në jug e në perëndim laget nga Oqeani Atlantik. Në territorin portugez bëjnë pjesë ishujt vullkanikë të Azoreve dhe arkipelagu i Madeirës. Vendi ka klimë të butë.
Portugalia është anëtare e Këshillit të Evropës, NATO-s; OCDE-së (Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin), OKB-së, OSBE-së, BE-së, e WTO-së (Organizata Botërore e Tregtisë).
Kryeqyteti: Lisbona (564.657 banorë); 3. 447.173 në gjithë zonën e banuar (2001).
Gjuha: Portugeze
Sipërfaqja: 92.152 kmk
Popullsia: 10.610.000 banorë, 59 % e të cilëve banojnë në qytete (2008)
Grupet etnike: portugezë 91,9%; brazilianë 1,4%; kinezë 0,9%; të tjerë 5,8%.
Besimi: 88,3% katolikë, 7,8% të besimeve të tjera.Monedha: Euro (€).
PBB (Prodhimi i Brendshëm Brut)/banorë: 22.9997 $ US në vitin 2007.







All the contents on this site are copyrighted ©.