2010-05-10 16:41:33

Plan i jashtëzakonshëm ndihmash për eurozonën


(10.05.2010 RV)700 miliard euro janë vënë në dispozicion nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për vendet e eurozonës në vështirësi. Marrëveshja u arrit gjatë natës së djeshme në Bruksel, pas 10 orë bisedimesh ndërmjet ministrave evropianë të financës. Në këtë fond nuk do të marrë pjesë Britania e Madhe, e cila nuk e përdor akoma euron.







All the contents on this site are copyrighted ©.