2010-05-10 16:45:04

Gjermani: Merkel humbet në Veri


(10.05.2010 RV)Ndërsa në Bruksel po vendosej fati financiar evropian, pas krizës greke, në Gjermani, kancelarja Angela Merkel humbi rëndë në zgjedhjet rajonale në Veri të Reno-Vestfalisë. Partia e saj, që qeveriste sëbashku me liberaldemokratët nga viti 2005 u mund nga socialdemokratët. Koalicioni qeverisës humbi kështu shumicën si në Landin përkatës, ashtu edhe në Dhomën e Rajoneve.







All the contents on this site are copyrighted ©.