2010-05-07 18:37:39

Në Shqipëri vazhdojnë protestat e opozitës


(07.05.2010 RV)Kreu i socialistëve shqiptarë, Edi Rama ndodhej sot në Bruksel për të folur me përfaqësuesit e Komisionit Evropian mbi zhvillimet e gjendjes në Shqipëri dhe mbi arsyet e grevës së urisë, që po vazhdon prej tetë ditësh në tendat e ngritura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Në datën 9 maj, pra të dielën, socialistët do të organizojnë një manifestim tjetër kombëtar në kryeqytetin e Shqipërisë, për të kërkuar edhe një herë hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave, në ditën e festës së Evropës së bashkuar dhe të fitores mbi nazifashizmin.
Ndërkaq, presidenti i Republikës. Bamir Topi rifilloi ndërmjetësimin, duke u takuar fillimisht me zv.kryeministrin e ministrin e jashtëm, Ilir Meta e më pas me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian e të SHBA-ve në Tiranë. Ata theksuan se zgjidhja e vetme e krizës gjendet me dialog politik dhe institucional.







All the contents on this site are copyrighted ©.