Fitojnë konservatorët në zgjedhjet angleze, por pa shumicën dërrmuese për qeverisje
(07.05.2010 RV)Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të djeshme në Britaninë
e Madhe konfirmojnë fitoren e konservatorëve të Dejvid Kamerunit, që gjithsesi, nuk
arritën të sigurojnë shumicën dërmuese në parlament. Ata kanë 35 vende më pak nga
ato që u duheshin për të qeverisur në mënyrë autonome. Dejvid Kamerun ka filluar
negociatat për formimin e qeverisë. Ai deklaroi se do të shqyrtojë mundësinë për të
formuar një qeveri minorance, por ka shumë mundësi që t’i duhet t’ua hapë portat liberaldemokratëve,
të cilët kanë fituar 51 vende në parlament.