2010-05-06 16:08:32

Papa pret Presidenten e Konfederatës Zvicerane


(06.05.2010 RV)Sot paradite, Papa Benedikti XVI e filloi aktivitetin duke pritur në audiencë Presidenten e Konfederatës Helvetike, Doris Lojthard, e cila më pas u takua edhe me autoritetet e tjera të Vatikanit. “Gjatë bisedimeve të përzemërta – thuhet në komunikatën e shtypit të Selisë së Shenjtë – përveçse u kujtua pjesëmarrja e presidentes në betimin e sotëm të rekrutëve të Rojes Zvicerane Papnore, u prekën edhe tema që kanë të bëjnë me jetën ekonomiko-shoqërore dhe me çështjet aktuale ndërkombëtare, duke iu referuar në veçanti dialogut ndërfetar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.