2010-05-06 17:22:39

Kriza në Shqipëri: Berisha deklaron se vendi është një shtet ligjor.


(06.05.2010 RV)Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin italian Xhanfranko Fini, duke folur për krizën shqetësuese politike, kryeministri Berisha tha se e siguroi mikun italian që qeveria mbetet e vendosur të respektojë të drejtën kushtetuese të çdo qytetari, force politike apo organizate që proteston në mënyrë paqësore. Po sot, zëvendskryeministri Ilir Meta, duke folur për protestën antiqeveritare që kërkon transparencë për votimet e 28 qershorit të 2009, tha se ka ende hapësirë për dialog dhe se është i bindur që kryeministri Berisha është i gatshëm për bisedime me kryetarin e opozitës Edi Rama.







All the contents on this site are copyrighted ©.