2010-05-06 14:55:33

Kriza ekonomike globale: si të mbrohemi prej saj, përmes ndërhyrjeve publike e normave morale? Përgjigjet e Akademisë Papnore të Shkencave.


(06.05.2010 RV)RealAudioMP3 Kriza në ekonominë globale. Riplanifikim i rrugës sonë”. Rreth kësaj teme diskutuan pesëdhjetë personalitete ndërkombëtare të botës kishtare, akademike, imprenditoriale, financiare e të shoqërisë civile, të mbledhur për katër ditë me radhë në Vatikan, me rastin e Asamblesë Plenare 2010 të Akademisë Papnore të Shkencave Shoqërore. Përfundimet e debatit u parqitën sot paradite në sallën e shtypit, nga kryetarja e Akademisë, Meri Ann Glendon, në praninë e autoriteteve më të larta të kësaj Akademie.

Vështirë ta përmbledhësh me pak fjalë diskutimin, që zgjati disa orë, gjatë të cilave para të pranishmëve u shpalosën qindra faqe diskutimesh. Këtë theksoi profesoresha Glendon, duke u ndaluar posaçërisht në tre aspekte kryesore të diskutimit rreth shkaqeve të krizës ekonomike, lindur nga përmbytje të rënda finaciare, me pasoja të paparashikueshme për ekonominë reale.
"A great many of our contributions are papers focused on the crisis as a series of failures: financial failures, regulatory failures, but also moral failures.
Një krizë – nënvizoi Glendon - e parë si një sërë falimentesh: falimente financiare, falimente normative, por edhe falimente morale. U nisëm - shpjegoi – nga pohimi i Benediktit XVI në audiencën e së premtes së kaluar, drejtuar anëtarëve të Akademisë, apo nga hamendja e gabuar, sipas së cilës tregu është në gjendje të ndreqë vetveten, pavarësisht nga ndërhyrja publike dhe nga ndihemsa që sjell respektimi i normave të brendshme etike, dhe e shfrytëzuam pjesën kryesore të punimeve për të hamendësuar si t’i paraqesim këto ndërhyrje e këto norma.
Aspekti i pare, që u thellua, ishte ai i financiarizimit të ekonomisë së jetës së zakonshme, kalimi nga një ekonomi e bazuar mbi prodhimin real të të mirave materiale, në një ekonomi të sunduar nga veprimtaritë speculative e të udhëhequr nga nga lakmia për fitime. E kështu u fol edhe për financiarizimin e marrëdhënieve njerëzore, atje ku lidhjet, edhe në familje, kufizohen në një përmasë pastërtisht tregtare. Aspekti i dytë, që u studiua, ishte ai i pasojave mbi vendet e varfëra të prekuar nga kriza, shkaktuar nga vendet e pasura, të cilat treguan një çkujdesje të çuditshme, përballë problemeve urgjente, që kërkonin zgjidhje, siç janë lufta kundër urisë, shëndeti për të gjithë, zhvillimi.
 Aspekti i tretë ishte ai i qeverisjes së veprimtarive ekonomike; e kronikat e këtyre ditëve, lidhur me rastin e Greqisë – sqaroi Glendon – na dhanë shtytje të reja për analizë. Duke pasur parasysh nevojën – për të cilën flitet në Enciklikën Caritas in Veritate – për të vënë më shumë rregull në financën ndërkombëtare, u diskutua edhe për masat konkrete që duhen marrë për transparencën më të madhe të mjeteve financiare e për shmangien e bixhozet morale, që mund të burojnë nga planet e shpëtimit. Duke vërejtur krizën greke, nuk u përjashtua mundësia e strukturave të reja evropiane si dhe një traktat i ri, për të siguruar më mirë bazat e monedhës së përbashkët".








All the contents on this site are copyrighted ©.