Eurodeputetja Doris Pak: I kuptoj shqiptarët që nuk i besojnë as kësaj qeverie, as
kësaj opozite.
(06.05.2010 RV)Ashpër për gjendjen në Shqipëri u shprehën edhe disa europarlamentarë,
pas dështimit të mbledhjes së parë të Komitetit parlamentar për Asocim –Stabilizimin
e Shqipërisë, që u mbyll pa nënshkruar asnjë dokument. “I kuptoj shqiptarët që nuk
i besojnë më askujt, as kësaj qeverie e as kësaj opozite.” tha eurodeputetja demokristiane
Doris Pak. Ndërkohë, në Tiranë greva e urisë përballë kryeministrisë hyri në ditën
e shtatë. Sot u dërgua në spital grevisti i katërtm, Demo Muhaj, ndërsa grupi parlamentar
socialist nuk mori pjesë në seancën e pasdites së parlamentit.