(05.05.2010 RV)Pentagoni miratoi dje vendimin për mobilizimin e 17.500 njerëzve
të Rojes Bregdetare Federale në zonat e Gjirit të Meksikës, ku është përhapur nafta
e dalë nga platforma në det. Sipas gazetës “Nju Jork Tajms”, një funksionar i shoqërisë
përgjegjëse për platformën, që ka folur në Kongres me dyer të mbyllura, ka pohuar
se nga gajzeri nën det mund të dalin deri në 60 mijë fuçi me naftë, dhjetë herë më
shumë se vlerësimet e deritanishme. Nëse nafta kapet nga korrentet e Gjirit të Meksikës
mund të shkojë deri në Florida e prej andej në oqeanin Atlantik.