2010-05-05 17:10:13

Britania e Madhe voton nesër, në një sfidë treshe, pa siguri për asnjë prej partive


(05.05.2010 RV)Britania e Madhe voton nesër për zgjedhjet politike më të pasigurta të historisë së saj moderne. Rritja e konsensusit për liberaldemokratët ka krijuar dyshime për fitoren e konservatorëve të Dejvid Kamerunit, e cila vetëm pak javë më parë as që diskutohej.
Për laburistët, kryeministri Gordon Braun dhe ish-kryeministri Toni Bler kërkojnë që simpatizantët të mos bëjnë llogari, por të japin sa më shumë vota për partinë.
Nga sondazhet shihet qartë se njerëzit janë të pavendosur dhe se ka mundësi ta zgjedhin kandidatin në minutin e fundit. Konservatorët mund të fitojnë më shumë vende në parlament se sa laburistët dhe liberaldemokratët, por jo aq sa u duhet për të qeverisur pa probleme.







All the contents on this site are copyrighted ©.