2010-05-05 17:10:38

Atentatori i Nju Jorkut mohon lidhjet me terrorizmin


(05.05.2010 RV)Është akuzuar formalisht në SHBA-të, 30 vjeçari pakistanez Faisal Shahzad, i arrestuar për atentatin e dështuar në Tajms Skueër në Nju Jork. Personi, me pasaportë amerikane, ka pranuar pjesërisht se ka përgatitur sulmin terrorist, duke mohuar pjesëmarrjen në një celulë të organizuar.
Pavarësisht se hetimet çojnë larg nga Al Kaida, arrestime të shumta janë bërë edhe në Pakistan, ku shërbimet sekrete po bashkëpunojnë me amerikanët. Nëse do të kishte pasur sukses, atentati mund të shndërrohej në masakër. Frika që mbretëronte pas 11 shtatorit kthehet në qytetin e ëndrrës amerikane.







All the contents on this site are copyrighted ©.