2010-05-04 17:00:30

Tajlandë: Këmishat e kuqe pranojnë propozimin e kryeministrit.


(04.05.2010 RV)Opozita tajlandeze e pranoi propozimin e paraqitur nga kryeministri Abhisit Vexhaxhiva për pajtim. Lajmi u bë i ditur nga njëri prej udhëheqësve të Frontit të bashkuar për demokracinë kundër diktaturës, Veera Muksikapong. Megjithatë manifestuesit që kanë bllokuar qendrën financiare të Bangkokut nuk do të largohen deri në shpërndarjen e parlamentit dhe caktimin e datës për zgjedhjet e reja. Marrëveshja u pranua edhe nga ish-kryeministri Thaksin Shinavatra, i cili e udhëheq protestën nga jashtështeti.







All the contents on this site are copyrighted ©.