Zojë tejet e shenjtë, Nënë e Hyjit, Hirëplotë, Lavdia e tërë të krijuarës, Shtegu
i të gjithë të mirave, Mbretëreshë e universit pas të Shenjtës Trini… Ndërmjetëse
e njeriut pas Ndërmjetësit; Mari,urë e mistershme Që tokë e qiell bashkon, Çelës
i dyerve të Amshimit, Avokatja dhe nërmjetësja jonë: Ktheje shikimin kah feja
ime, Shikoji dëshirat e mia të përshpirtshme Dhe kujtoji ato në mëshirën dhe
forcën tënde Në të djathten e Jezusit,Birit tend,të mbërrij. Në ty na pręt mburoja, Ndihmëtarja
dhe nërmjetësja jonë pranë Hyjit, Ti që nënë e Zotërisë je. Vetëm në ty vendstrehim
ka, E prej teje pikërisht ndihmë i varfëri pret. Që,edhe unë para teje Me
zemrën plot zjarr, E guxim nuk marr t’Birit tend t’i rri përballë, Tek jam pra,në
përgjërim para ndërhyerjes sate Që shëlbimin të fitoj… Ti që zemërdhemshur je, Nënë
e Hyjit mëshirëshumë, Ki dhembshuri për shërbëtorin tënd!Amen.
Hyjnizim
dhe përkulje e thellë ndaj Marisë nga Shën Efraimi (306-373).