SHBA: Policia arreston të dyshuarin e atentatit të Tajms Skuer, në Nju Jork.
(04.05.2010 RV)Policia amerikane arrestoi Fajzal Shahzad, shtetas me origjinë
pakistanase që dyshohet se është përfshirë në atentatin e Tajms Skuer. Personi, që
mendohet se ka blerë fuoristradën që u gjend plot me lëndë shpërthyese dhe e ka parkuar
në Manhatën, u bllokua në një aeroplan që po nisej nga Nju Jorku në Dubai. Fajzal,
30 vjeçar, banues në Konektikat, u identifikua falë një fotografie në dokumentet që
kishte paraqitur gjatë ndërrimit të vendbanimit. “Është e qartë se qëllimi i këtij
akti terrorist ishte vrasja e sa më shumë shtetasve amerikanë.” tha në një konferencë
për shtyp ministri amerikan i drejtësisë Erik Holder.