2010-05-04 16:59:15

SHBA i kërkojnë ndihmë Pakistanit për indentifikimin e terroristit të Tajms Skuer.


(04.05.2010 RV)SHBA i kërkuan autoriteteve pakistanase ndihmë në hetimet për përfshirjen shtetasit amerikan me origjinë pakistanase, Shahzad Fajzal në atentatin e dështuar në Tajms Skuer në Nju Jork. Kërkesa u bë gjatë një takimi të ambasadores amerikane në Islamabad Anë Paterson dhe ministrit të jashtëm të Pakistanit Shah Mahmud Kureshi. Sipas zëdhënësit të ministrisë së jashtme të Pakistanit, ministri Kureshi, i ofroi ndihmë dhe bashkëpunim SHBA në lidhje me hetimin në fjalë.







All the contents on this site are copyrighted ©.