2010-05-04 16:58:21

Roja zvicerane në Vatikan, me zv.komandant të ri


(04.05.2010 RV)Roja zvicerane në Vatikan do të bëhet më 6 majin e ardhshëm me zv.komandant të ri. Është majori Uiliam Kloter, i cili do të betohet pasnesër, sëbashku me 30 rekrutë nga Zvicra. Ceremonia do të kryesohet nga zv.Sekretari i Shtetit të Vatikanit, imzot Fernando Filoni. Para saj, Sekretari i Shtetit, kardinali Tarçizio Bertone do të përkujtojë, me një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit, flijimin e 147 ushtarëve të Rojeve Zvicerane, rënë në betejën për marrjen e Romës, më 6 maj 1527, duke mbrojtur Papën Klementi VII nga sulmi i lancikenekëve, ushtarëve mercenarë gjermanë. Më pas do të vendoset një kurorë dafinash në monumentin, që kujton rojet e vrara, dhe do t’u jepen medalje e tituj nderi disa ushtarakëve të Trupit të Rojeve Zvicerane.







All the contents on this site are copyrighted ©.