2010-05-04 16:59:38

Guvernatori i Bankës Qendrore greke: Marrëzi dalja nga zona euro.


(04.05.2010 RV)“Zërat se Greqia ka mundësi të dalë nga bashkimi monetar evropian “janë marrëzi” dhe ristrukturimi i borxhit grek, do të ishte një akt kriminal, sepse do t’i shtynte vendet e tjera të mos i besonin më Greqisë edhe për shumë vjet në vazhdim”. Kështu u shpreh guvernatori i Bankës Qendrore greke Jorgo Provopulos në një intervistë dhënë kanalit televiziv grek “Skai”. Ndërkaq në vend ka filluar dhe po vazhdon greva 48 orëshe e nëpunësve kundër planit 30 miliardë të masave të rrepta në financë miratuar nga qeveria greke. Nesër me grevën do të bashkohet edhe sektori privat.







All the contents on this site are copyrighted ©.