2010-05-03 16:25:55

Në Kubë vazhdon protesta e “Damas de blanco”


(03.05.2010 RV)Për herë të parë në historinë e Kubës, 12 nëna e gra të disidentëve të burgosur, që quhen “damas de blanco”, apo damat e bardha, mundën të manifestonin dje në Havanë, pas Meshës Shenjte. Në të kaluarën, qeveria ka organizuar kundërmanifestime me simpatizantët e vet, duke rrezikuar fillimin e dhunës, por kësaj radhe, asgjë e tillë nuk ndodhi, pas ndërmjetësimit të kryeipeshkvit, kardinalit Haime Lukas Ortega i Alamino.
Prelati u sqaroi gazetarëve se u ka kërkuar autoriteteve të mos ndodhë si të dielat e kaluara, kur pasi dilnin nga kisha e Shën Ritës e gjatë rrugës “Quinta Avenida”, gratë shaheshin e kërcënoheshin nga grupe, që i akuzonin se protesta e tyre frymëzohet nga jashtë. Më në fund, autoritetet lejuan manifestimin, pavarësisht se me disa kushte e me mundësinë për verifikim në gjysmën e majit. Por, kjo është një fitore e vogël, arritur në një situatë të vështirë për ata që e mendojnë ndryshe nga qeveria kubane.







All the contents on this site are copyrighted ©.