2010-05-03 16:45:42

Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë “Simpozium për Nënë Terezën” më 15 maj në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë


(03.5.2010 RV)Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë organizon “Simpozium për Nënë Terezën” më datën 15 maj pranë Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë. Ky simpozium organizohen në kuadrin e kremtimit të Jubileut të 100 vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Terezë, Bonxhe Bojaxhiut, themelueses së Misionareve të Dashurisë, që kremtohet sivjet kudo në botë e posaçërisht ndër shqiptarë. Kujtojmë se dita e lindjes së Lumes Nënë Terezë bie më 26 gushtin e ardhshëm.
Në Simpoziumin që ka në program më datën 15 maj Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë do të marrin pjesë ipeshkvijtë shqiptarë me në krye Presidentin e Konferencës imzot Rrok Mirditën, me sekretarin e përgjithshëm të KISH, imzot Lucjan Avgustinin, Nunci Apostolik në Tiranë imzot Ingles, motrat Misionare të Dashurisë, të themeluara nga Nënë Tereza, postulatori i shenjtërimit të Nënë Terezës atë Brian Kolodiejchuk, studiues e personalitete tjera nga bota e kulturës dhe shoqërisë.

Simpoziumin për Nënë Terezën organizuar nga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë më datë 15 Maj 2010, ora 9.30 në Aula Magna të Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë

Pjesa I: Përshendetje
Moderator: Imzot Lucjan Avgustini – Sekretar i
Përgjithshëm i KISH
Sh.T. Imzot. Rrok Mirdita – President i KISH
Autoritetet Shtetërore
Sh.T. Imzot Ramiro Moliner Ingles – Nunci Apostolik
në Shqipëri

Pjesa II: Ligjerata
Moderator: Don Gjergj Meta – Zëdhenës shtypi i KISH
Atë Brian Kolodiejchuk, M. C. – Postulatori
I shenjtërimit të Nënë Terezës
“Eja, ji drita ime”
Motër Maria Ancila Kërhanaj, M. C.
“Nëna Tereze dhe fillimi i misionit të saj në Shqipëri”
Pushim

Pjesa III: Ligjerata
Moderator: Dr. Albert P. Nikolla – Drejtor i Karitasit Kombëtar
Z. Anton Serreqi
“Gonxhe Bojaxhiu – shqiptare e lindur në
Shkup - bota e quajti Nënë”
Prof. Dr. Mark Camaj
“Nëna Tereze në literaturën botërore”
Prof. Dr. Anton Nikë Berisha
“Nëna Tereze në poezinë bashkëkohore shqipe”
Atë Gazmend Tinaj, O. F. M.
“Nëna Tereze – e etur për të shuar etjen”







All the contents on this site are copyrighted ©.