2010-05-03 16:25:01

Benedikti XVI në Torino. Sindona, ikonë që na komunikon “fitoren e jetës mbi vdekjen”.


(03.5.2010 RV)Papa Benedikti XVI në Torino për Sindonën, pëlhurën e shenjtë të Krishtit të Kryqëzuar, tha se kjo është ikonë e “fitores së jetës mbi vdekjen”. Pra qyteti Torino dje ishte në festë për vizitën baritore të Papës që shkoi në qytetin e Sindonës për ti përforcuar në fenë e Krishtit besimtarët dhe qytetarët që e priten me gëzim e përzemërsi.
Benedikti XVI bëri thirrje të duam porsi Jezusi, ashtu siç na mëson Ai, pa kufij, për ta ndaluar të keqën e për t’i dhënë shpresë atyre njerëzve që janë në vuajtje;
Ati i Shenjtë i nxiti të rinjtë të jenë guximtar në zgjedhjet dhe përcaktimet e tyre përfundimtare duke përqafuar në rrugën e treguar nga Krishti; kundroi fytyrën e Sindonës së shenjtë dhe në Kotolonego - duke iu drejtuar të sëmurëve - Papa ripohoi se “duke i ofruar Zotit dhimbjet tona përmes Krishtit” kemi mundësinë të bashkëpunojmë në fitoren përfundimtare të së mirës mbi të keqën.







All the contents on this site are copyrighted ©.