2010-05-03 18:35:17

Atë Gjergj Fishta: Zemrës së shugurueshme së Zojës së Bekueme


Zemrës së shugurueshme së Zojës së Bekueme.
1 O Zęmra e Zojës, kű mshrira,
Posë Njat qi rruzullimin
Sundon e pakthellimin,
Má ambel n’qiellë shkelxen,
2 Ti Zęmer Nanet t’ambel
Jé p’r atë qi s’e lodhë mkati;
Prej Teje kurr i ngrati
Fajtuer pa gzim nuk kthen.
3 T’nderon Tý qiella e toka,
T’nderon Tý vetë yt Bír:
Ti jé zamaku i dlír,
Qi gjarpni s’e helmoi.
4 Prej gjakut t’and t’kulluem
Zęmra e Njatij u mishue,
Qi pezull tue peshue
M’kryq deken e pushtoi.
5 Pra t’falmi, o Zęmra e dashtun,
S’cillës Ejlli n’qiellë e nieri
T’biejn para n’gjűj e i mjeri
Ndihmen t’a lypë me lot.
6 Merr zęmrat t’ona, o Virgjin,
Ti mundesh me i pertrî;
Dergojau njatë dashtní
Qi zęmren e ké plot.
7 O Nanë, pre’ Zęmres s’ate
Gzim Zęmra e Krishtit ká
Dý zęmra kurr pergjá
Mâ fort n’dashtni nuk kan.
8 Si mundmi me t’u falun
Si duhet na Tý, o Zęmer,
Na qi kem’ qitë nen thémer
Gjakun e Birit t’an’ ?
9 O bijt e mi ktű eni:
(Na thrret kshtű e lumja Zojë),
Kush t’m thrrase mue n’nevojë
Un ndihmen kurr s’i a ndal’.
10 Rreth meje t’tanë shterngohi,
Nen hije t’ęme eni,
Pse n’ç do rrezik qi t’keni,
Un zot gjithmonë ju dal.

Atë Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja e Parrizit’, fq. 107-109







All the contents on this site are copyrighted ©.