2010-05-02 15:20:29

Torino: Sheshi i Shën Karlit.


(02.05.2010 RV)Sheshi torinez i Shën Karlit u realizua rreth vitit 1637 nga Karli i Kastelamontes, në vendin ku, në lashtësi, ngrihej një amfiteatër romak. Është një hapësirë solemne, e krijuar posaçërisht për kremtime të mëdha. Historikisht ka parë shumë kremtime të tilla, ndërmjet të cilave, edhe Mesha e madhe e sotme, e kryesuar nga Benedikti XVI, në bashkëkremtim me klerin vendas.
Sheshi mbyllet nga dy kisha binjake, kushtuar Shën Karlit dhe e Shën Kristinës, të vendosura në simetri me pallatet e larta, plot portikë e shtyllakë, që i japin këtij Sheshi një pamje krejt të veçantë, në krahasim me sheshet e tjera të mëdha, të cilat shihen në të katër anët e botës. Kisha e Shën Karlit (1619) ka një navatë të vetme me dy kapela të mëdha në të dy anët, ndërsa Kisha tjetër, ajo e Shën Kristinës, shquhet për fasadën, realizuar rreth viteve 1715-18.
Këtu Papa u takua sot me qytetarët e Torinos e, po këtu, kremtoi edhe Meshën Shenjte.







All the contents on this site are copyrighted ©.