2010-05-02 10:47:55

Benedikti XVI në Torino, me rastin ekspozimit të Sindonës.


(02.05.2010 RV)Sot, në orën 8. 00, Ati i Shenjtë u nis me helikopter nga Vatikani për në aeroportin e Çampinos e, që aty, me avion, në aeroportin Torino-Kazele.
Papa arriti në aeroportin Torino-Kazele rreth orës 9.15.
Për ta pritur kishin dalë kardinali Severino Poleto, kryeipeshkëv i Torinos; doktor Xhani Leta, zevendës-sekretar i Kryesisë së Këshillit të Ministrave, përfaqësues i qeverisë italiane, autoritete të tjera shtetërore, diplomatike e kishtare dhe mijëra besimtarë, që kishin mbushur përplot Sheshin e Shën Karlit dhe të dyja anët e rrugës, ku u përshkua Benedikti XVI.
Nga aeroporti, Papa shkoi menjëherë në Sheshin e Shën Karlit ku, në orën 9.45, u takua me banorët, për të kremtuar, po këtu, Meshën Shenjte. Më pas, dhe lutjen e Mbretëreshës Qiellore.
Në përfundim të Meshës, dreka me ipeshkvijtë në Selinë e Kryeipeshkvnisë.
Pasdite, në orën 16. 30, takimi i shumëpritur me të rinjtë dhe fjalimi i Papës.
Pas takimit, vizita në Katedrale dhe meditimi para Sindonës
Në orën 18. 15 – vizita në Shtëpinë e Vogël të Provanisë Hyjnore-Kotolengo. Më pas, në Kishën e Kotolengos, takimi me të sëmurët dhe fjalimi i rastit.
Në orën 19.30 rikthimi në areoportin Torino-Kazele e, më pas, në Vatikan, ku pritet të arrijë rreth orës 20. 45.








All the contents on this site are copyrighted ©.