2010-05-01 09:10:59

Në Kosovës në 20 vjetorine Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, dekorohet prof. Anton Çeta.


(1.5.2010 RV)Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka dekoruar Prof. Anton Çetën me "Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova".
Në një takim dje më 30 prill në zyrën e tij në Prishtinë, Presidenti Sejdiu ua dorëzoi diplomën e dekorimit vajzave të profesor Anton Çettës, Donika e Agata Çetës.
"Për kontribut të veçantë dhënë gjatë gjithë jetës së tij për paqen, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e vlerave humane, dekoroj me "Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Ibrahim Rugova", personalitetin e shquar të Kosovës dhe të shqiptarëve, Anton Çetta", tha Presidenti Sejdiu.
"Kontributi i Anton Çetës për paqe, demokraci dhe humanizëm mbetet një shembull i veçantë dhe domethënës për Kosovën dhe shqiptarët. Duke ia kushtuar tërë jetën punës kërkimore-shkencore në fushën e studimeve albanologjike dhe misionit për krijimin e tolerancës, paqes publike gjithekombëtare, duke punuar pa ndalur për pajtimin qytetar, duke krijuar kështu perspektivën reale të jetës dhe punës për ata që u kishte humbur shpresa, ai dha shembullin më të mirë të njeriut të urtë, që kishte vizion një të ardhme të dinjitetshme të kombit dhe vendit tonë", tha Presidenti Sejdiu.
Dekorimi i Profesor Çetës bëhet me rastin e 20-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit te Verrat e Llukës që bie më 1 maj. Tubimi i njohur në Deçan, i mbajtur më 1 Maj 1990, ku morën pjesë mbi 500 mijë njerëz, ishte nisma e parë e madhe për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave midis shqiptarëve. Kjo nismë më vonë u shndërrua në lëvizje të rëndësishmë mbarëkombëtare për pajtim e paqe mes qytetarëve e familjeve të prekura nga gjakmarrja e hakmarrja. Nga Prishtina të ndjekim shërbimin përgatitur nga Rabie Ibraj…..RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.