Kisha katolike muajin maj që posa e kemi filluar ia kushton nderimit të Virgjërës
Mari, Nënës së Zotit. Besimtarët katolikë gjatë këtij muaji ngarendin tek Nëna e Jezusit
e asaj ia besojnë jetën e tyre personale e familjare. Maji është kohë lutjeje e bashkimi
më të ngushtë me Nënën e ne të gjithëve, e cila na prin tek Jezusi Shpëtimtar. E Papa
na thërret në këtë muaj të lutemi në mënyrë që “sipas shembullit të Vigjërës Mari,
çdo i krishterë, të jetë përherë i kujdesshëm ndaj shenjave të Zotit që përjeton e
has në jetën personale, dhe Fjalën e Zotit ka ketë prijëse jete.
Po cilat janë veçantinë e muajit maj që Kisha ia kushton nderimit të Zojës së Bekuar?
“Muaji i maji është muaji i bukurisë; është muaji në cilën shpërthen krijimi, përmes
luleve e ke përshpytjen se tërë krijimi vishet me veshjen më të bukur.. E mirë pra,
veshja më e bukur e njerëzimit është Maria. Besoj se çasti më i rëndësishëm i muajit
maj duhet të jetë ai i irzbulimit të bukurisë së lutjes mariane e posaçërisht i lutjes
së Rruzares Shenjte nëpër familje në shtëpi, në gjirin familjar. Mund të themi se
dikur Rruzarja e Shenjtë ishte një element i domosdoshëm për jetën e përditshme të
familjes së krishterë. Duke lutur Rruzaren, besimtarët mbushen përplot me Zotin, deri
sa i luten së bashku me Marinë. Si ta përmirësojmë në këtë muaj
lutjen tonë drejtuar Virgjërës Mari? Mbi të gjitha duke e imituar Marinë, duke
iu lutur Shenjtorëve. Ti lutësh Shenjtorëve nuk do të thotë thjesht ti kemosh, një
Shenjtor nuk ka nevojë për kemim: ti lutësh Shenjtorëve, të shkosh tek Shenjtorët
domethënë të pranosh e të njohësh në Shenjtorët një shembull feje e dashurie. E në
Virgjërën Mari ne njohim në mënyrë të posaçme shembullin, modelin e fesë. Ne duhet
ti afrohemi Marisë për të mësuar nga Maria besimin, fenë, për të mësuar nga Maria
përvujtërinë, hapjen e zemrës ndaj Zotit. Eshtë kjo një udhë meditimi që zbulojmë
duke recituar çdo ditë Besojmën. Kështu, për ta thënë apo lutur mirë Rruzaren e Shenjtë
është e nevojshme që në shtëpi tona të ndjehet atmosfera e lutjes. Lutja nuk vjen
vetvetiu. Në se në shtëpi ndjehet fryma e fesë, është e lehtë të krijohen kushtet
e nevojshme për ta lutur me zemër e fe edhe Rruzaren. Dua të përmendi edhe faktin
se kur lutet Rruzarja ndjehet zëri i popullit të Zotit, familja bëhet një gjë e vetme
me të, ndjehet misteri i Jezusit të pranishëm në mes të atyre që janë të mbledhur
në emër të Tij.