2010-05-01 18:43:25

Ekspozimi i Sindonës: Editorial i atë Federiko Lombardit.


(01.05.2010) “Ja njeriu! RealAudioMP3
Qindra mijëra shtegtarë shkojnë gjatë këtyre javëve në Torino për të kaluar pak minuta, në heshtje e në lutje, para Sindonës së Shenjtë, duke kundruar imazhin e trupit të martirizuar të një njeriu të kryqëzuar. Kjo gjë përsëritet sa herë që çarçafi i madh e i lashtë ekspozohet për publikun e, edhe Papët e fundit janë bashkuar me shtegtarët e devotshëm.
Ajo që tërheq, nuk është aq origjina e mistershme e këtij imazhi, sa përkimi impresionues, në shumë detaje, me tregimin e Mundimeve të Krishtit në Ungjij: plagët, gjaku, shenjat e kurorës me gjemba, goditjet e kamxhikut. “Ja njeriu!” thoshte Pilati, duke ia paraqitur Jezusin turmës. Ja njeriu i vdekur në kryq për ne, përsërisim me vete, ndërsa qëndrojmë të turbulluar e pastaj plot admirim para imazhit më konkret të Mundimeve.
E në qendër, fytyra solemne e të kryqëzuarit, një fytyrë që përkon me skemat më të lashta të ikonografisë së krishterë, të cilën e konfirmon dhe e frymëzon. Dëshirojmë ta njohim Zotin e mund ta njohim përmes fytyrës së Krishtit, na kujton vazhdimisht Benedikti XVI. Prandaj i duam imazhet, që tradita na i vë përpara si rrugë të çmueshme për ta parë atë fytyrë, si në Manopelo, ashtu edhe në Torino. E dimë se duhet të shkojmë përtej imazhit, të dëshirojmë ta shohim sy më sy fytyrën e të Ringjallurit. Por jemi përvujtërisht mirënjohës për ndihmën, që u jepet syve tanë tokësorë, për të kundruar dashurinë pa rezerva për ne, deri në vdekjen në kryq”.







All the contents on this site are copyrighted ©.