2010-05-01 09:46:24

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 5-të të Pashkëve


(01.5.2010 RV)Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Liturgjinë e Fjalës së Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë leximet biblike të liturgjisë Hyjnore të dielës së 5-të kohës së Pashkëve, ciklit të tretë sipas kalendarit kishtar.
Liturgjia e Fjalës së Hyjnore e kësaj së diele na fton ti këndojmë dashurisë së Zotit, asaj Dashurie që na përtërinë e përmes nesh përhapet e shtrihet në mbarë botën. Kështu leximet biblike na propozojnë “risin e Pashkëve”, të rejat që na ka sjell Krishti Gjallë, Urdhrin e Dashurisë duke ftuar të meditojmë e thellojmë pikërisht dinamizmin që Pashkët i japin historisë njerëzore.
Hyji bën gjëra të reja e na fton të hyjmë në risin e tij. Bota nuk mund të shëlbohet (shpëtohet) përveç se nga dashuria; bota e njerëzimi do ta gjejnë paqen e vërtetë e përfundimtare vetëm në dashuri; bota e njerëzimi bëhen më të mirë vetëm atëherë kur lejojnë të ndriçohen, të frymëzohen dhe të udhëhiqen nga dashuria. Ky është urdhri që Jezu Krishtit na lë si program jete për ne, për familjet tona, për bashkësitë tona shoqërore e kombëtare, për botën mbarë: të duam, të duam, të duam ashtu siç na mëson Ai e duke imituar shembullin e Tij.
Pra, masa e dashurisë është Krishti. “Po ju jap një urdhër të ri - na thotë Jezusi - duani njëri-tjetëritn! Sikurse unë ju desha ju, po kështu edhe ju duani njëri-tjetrin! Nëse e doni njëri-tjetrin, të gjithë njerëzit do t’ju njohin se jeni nxënësit e mi”!. Këto fjalë nuk i përkasin së kaluarës, por na drejtohen ne e vlejnë për realitetin tonë bashkëkohor e na ofrohet si program jete. T’i dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele të 5-të të Pashkëve e pastaj komentin nga dom Gjergj Meta .........RealAudioMP3

Liturgjia e Fjalës

Leximi i parë Vap 14, 21-27

Në fund të udhëtimit të parë misionar Pali shqetësohet para së gjithash që bashkësitë e reja, të cilat ai ka themeluar, t’i bëjë të forta përballë persekutimeve. Dhe cakton në çdo bashkësi përgjegjës që garantojnë bashkimin dhe besnikërinë ndaj Ungjillit. Bashkësitë e krishtera janë krejtësisht të hapura, jetojnë në marrëdhënie me apostullin, i cili i vendos në kontakt ndërmjet tyre.

Lexim prej Veprave të Apostujve


Në atë kohë, Pali dhe Barnaba, pasi e kumtuan Lajmin e gëzueshëm në atë qytet, dhe, pasi bënë një numër të bukur nxënësish, kthyen në Listër, në Ikon e në Antikoki. I përforconin zemrat e nxënësve në qendresë të fesë, sepse – u thoshin – na duhet të kalojmë nëpër shumë vështirësi për të hyrë në Mbretërinë e Hyjit. Pasi luteshin e agjëronin, secilës kishe i emëronin udhëheqësin dhe ia porositnin Zotit, në të cilin kishin besuar. Atëherë kaluan nëpër Pisidi e erdhën në Pamfili. Pasi e predikuan fjalën në Pergë, zbritën në Atali. Aty hypën në barkë e udhëtuan për Antioki, prej kah patën qenë dërguar të porositur hirit të Hyjit për veprën që kryen.


Fjala e Zotit.

Psalmi 145

Do ta bekoj emrin tënd përgjithmonë, o Zot!
--- --- ---
Zoti është vetë butësia e mëshira,
i ngadalshëm në zemërim dhe plot dashuri.
Zoti është i mirë për të gjithë,
i dhimbshëm për të gjitha krijesat e veta.
--- --- ---
Le të lavdërojnë, o Zot,
të gjitha veprat e tua,
e le të bekojnë shenjtërit e tu.
Le ta tregojnë lavdinë e mbretërisë sate,
le të kuvendin për pushtetin tënd.
--- --- ---
Për t’ua shpallur njerëzve gjithëpushtetësinë tënde
dhe lavdinë e madhërisë së mbretërisë sate.
Mbretëria jote është mbretëri e amshueshme,
pushteti yt prej breznie në brezni.
--- --- ---

Leximi i dytë Zb 21, 1-5

Zbulesa na shfaq një njerëzim të shndërruar në ditën e dasmës së tij përfundimtare me Krijuesin. Atë ditë dashuria, tashmë e shfaqur, do të fshijë çdo rrudhë dhe çdo hidhërim nga fytyra e njeriut.
Bota do të shkëlqejë me të njëjtin shkëlqim të Hyjit, toka dhe deti do t’ia lënë vendin Tokës së premtuar. Hyji do të jetë përgjithmonë me ne.

Lexim prej Zbulesës së shën Gjonit apostull


Unë Gjoni pashë një qiell të ri e një tokë të re, sepse qielli i parë dhe toka e parë u zhdukën, as deti nuk është më. Pashë edhe qytetin e shenjtë – Jerusalemin e ri: zbriste nga qielli, prej Hyjit, i stolisur porsi nusja e përgatitur për fatin e vet.
Atëherë dëgjova një zë të fortë që vinte nga froni: “Ja Tenda e Hyjit me njerëz! Hyji do të banojë me njerëz! Ata do të jenë populli i tij, kurse Ati, vetë Hyji, do të jetë me ta Hyji i tyre.” Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. As vdekje më s’do të ketë, as vaj, as ofshame, as dhimbje më s’do të ketë, sepse bota e mëparshme mori fund. Atëherë Ai që rri mbi fron tha: “Ja, unë i bëj të reja të gjitha sendet!” Dhe shtoi: “Shkruaj! Këto fjalë janë të besueshme dhe të vërteta!”


Fjala e Zotit.


ALELUJA, aleluja.
Po ju jap një urdhër të ri, thotë Zoti: duani njëri-tjetrin,
sikurse unë ju desha ju.
Aleluja

Ungjilli Gjn 13, 31-35

Jezusi është lavdëruar dhe merr pjesë në jetën e Atit. Hyji tani nuk jeton më vetëm në botën hyjnore, por jeton edhe në zemër të njeriut. Për një hebre, të jetë i lavdëruar, do të thotë t’i japë vlerë egzistencës së tij, duke zbuluar aftësitë e tij reale.
Pra, çmimi për të cilin ia vlen të jetohet jeta është dashuria: dashuria që Jezusi u ka dhuruar njerëzve, dashuria që ne duhet t’i japim njëri-tjetrit.


Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit


Pasi Juda doli përjashta, Jezusi tha: “Tani u lavdërua Biri i njeriut! Edhe Hyji u lavdërua në të! Nëse Hyji u lavdërua në të, edhe Hyji do ta lavdërojë atë në vetvete. Po, madje menjëherë do ta lavdërojë!. Fëmijëzit e mi! Edhe pak kohë jam me ju! Do të më kërkoni, por, sikurse u thashë judenjve, tani po ju them edhe juve: ku unë po shkoj, ju nuk mund të vini.
Po ju jap një urdhër të ri: Duani njëri-tjetrin! Sikurse unë ju desha ju, duani edhe ju njëri-tjetrin! Nëse e doni njëri-tjetrin, të gjithë do t’ju njohin se jeni nxënësit e mi.”


Fjala e Zotit.


Homelia nga don Gjergj Meta
"Të dashur vëllezër motra kjo e diele e V-të gjate kohës së Pashkëve na fton të shikojmë mrekullitë qe Krishti i Ngjallur ben ne bashkesine e tij. Ngjarja e madhe e Pashkëve hap nje epoke te re per te gjithe njerezit, madje ajo shtrihet edhe per te gjithe universin. Risia e nderhyrjes se Zotit ne bote me ane te misherimit te tij, eshte nje risi qe prek te gjithe njeriun. Gjithçka shndërrohet! Krishti i Ngjallur eshte Krishti i Shnderruar e në Të shndërrohen te gjithe ata qe nepermjet pagezimit kane pranuar jeten e re ne Krishtin.
Leximi i pare i kësaj së diele marre nga Veprat e Apostujve (Vap 14,21-27) na tregon zellin e parreshtur te Palit dhe te Barnabes ne shpalljen e Ungjillit. Ata porosisin bashkesite e reja, i organizojne ato dhe ç'eshte me e rendesishmja i forcojne ne besim (fe). Sigurisht bashkesite e reja jane plot me entuziazem per jeten e re qe kane filluar, por pikerisht per kete gje kane nevoje qe ky fe te fuqizohet gjithnje e me shume brenda tyre. Keshtu perkujdesja e Palit dhe e Barnabes nuk u mungon per asnje çast. Ata jane barinjte e popullit te ri te Zotit, të Izraelit te ri qe u krijua nga kraharori i shporuar i Krishtit. Jeta e bashkesive te para te Krishtera eshte per ne sot, pas nje krishterimi shumeshekullor, nje shembull i asaj çka do te thote te jesh pakice. Ata ishin pak, por sherbyen si tharm per boten e atehershme dhe prej asaj pakice Kisha erdh e u be nje popull i madh.
Ngjallja e Krishtit eshte fitorja mbi vdekjen dhe mbi te vjetren. Tashme bashkesite e reja jetojne me kete siguri se Krishti e ka mundur te vjetren dhe mekatin. Ky shnderrim shprehet me se miri ne vizionin e Gjonit ne librin e Zbuleses nga ku eshte marre dhe leximi i dyte i kësaj së diele (Zb 21,1-5). “Une Gjoni pashe nje qiell te ri dhe nje toke te re...” gjithçka eshte shnderruar dhe ka marre nje pamje tjeter, te re dhe te fresket. Gjerat e kaluara nuk jane me. Ky shnderrim prek bashkesine e Izraelit ne teresine e tij. Tashme kemi nje Izrael te ri. Por tanime kemi edhe nje njeri te ri ne Krishtin. Krishti eshte njeriu i ri, ai qe kaloi pertej vdekjes e mundësoi që nepermjet tij çdo njeri të mund te kaloje pertej vdekjes dhe vërtetë te jete njeri i ri.
Por ne verejme shpeshhere dhe konstatojme me trishtim se gjerat perreth nuk kane ndryshuar shume, se ende sot vazhdojne mekatet dhe ligesite e njerezve. Ende njeriu i vjeter i ben lufte njeriut te ri. Nepermjet nje shikimi siperfaqesor duket se realiteti ku jetojme, ai realitet qe ne prekim çdo dite apo qe na kalon nepermjet valeve te nje tv-je apo sinjaleve te nje interneti eshte nje realitet i trishtueshem dhe mbytes, pa perspektiva. E shpesh ne brendine e zemres sone themi: “Po ku eshte qielli i ri dhe toka e re?”. A ka ndryshuar gje pas ardhjes se Krishtit e me pas? Apo jane te njejtat gjera dhe se vepra e tij flijuese ka shkuar kot? Jane pyetje me se te ligjshme. Dhe sigurisht nese duam ta shohim realitetin vetem neprmjet asaj çka na serviret dhe ne siperfaqe mund te ndodhe qe te trishtohemi e te humbim cdo shprese, por nuk eshte keshtu nese shohim me thelle dhe nese ne me jeten tone behemi te paret qe fillojne nje shtegtim shnderrimi. Realiteti mund te ndryshohet, por vetem nese ne e lejojmë Zotin qe te na shnderroje nga brenda.
Cdonjeri nga ne eshte nje banese e Zotit. Hyji ka vendosur qe te banoje në ne. Ne jemi tempulli i ri i Hyjit, Jeruzalemi i ri te cilin Zoti e ka bere gati si nje nuse te stolisur per veten e tij. Bashkesia e krishtere eshte kjo nuse e re e stolisur per dhendrrin e saj, por edhe brendia e shpirtit tone eshte banesa fizike e ketij miku kaq te veçante. Nuk mund te kete bashkesi nese nuk ka persona qe jetojne me Zotin. Atehere Hyji do te jete ne mes nesh. Jeta ne Krishtin dhe me te eshte nje jete e shnderruar plotesisht. Shume here ne, eshte e vertete, e mjegullojme pranine e tij brenda nesh, me ane te pretendimit se jemi vete Zot dhe nuk kemi nevoje per Të. E kerkojme Hyjin kur kemi nevoje dhe e braktisim sapo fillojme te ndjehemi me mire, ose e mendojme sipas vetes sone dhe duam ta urdhërojmë Zotin. Po kjo eshte e pamundur. Ai mund ta shnderroje jeten tone, e keshtu bashkesine e krishtere e keshtu gjithe boten, nese ajo e le atë te lire te veproje brenda nesh. Ne te vertete Ai e ka mundur tashme te keqen dhe ate ç'ka njollos jeten tone. Ai eshte qengji pa njolle. Por a ka se si ne te jemi bashkepunetore te Zotit per ta bere me te jetueshme dhe me te bukur jo vetem bashkesine tone, po edhe krejt mjedisin ku jetojme? Si mundemi ne te jemi pjese jo vetem pesuese por edhe vepruese e ketij shnderrimi kozmik qe Krishti ka sjelle me vete?
Nese i leme vend dashurise së Tij Hyjnore ne jeten tone. Ne Ungjillin e Gjonit te kesaj te diele Krishti i porosit dishepujt e tij: “Duajeni njeri tjetrin sikurse une ju kam dashur juve, keshtu duajeni edhe ju njeri tjetrin. Nga kjo gje te gjithe do ta dine qe jeni dishepujt e mi, nese do te keni dashuri njeri per tjetrin.” Sa e sa here e kemi degjuar kete fjali e sa e sa here ndoshta e perserisim nganjehere duke tejperdorur, por pa i dhene nje qendrueshmeri asaj. E dime mire kete urdher te Krishtit, urdherin e ri, por nuk na shkon ndermend sa here qe eshte ne loje interesi yne, kenaqesia jone, ne fund te fundit vetja jone. Sa here e kufizojme kete urdher vetem per ata qe i kemi per zemer, apo qe jane gjithnje ne nje mendje me ne. Sa here ne kete urdherim hyjne vetem ata qe ne nje fare menyre me sherbejne, apo qe terheqin deshirat e mia dhe simpatine time. Por sa here te tjera shume njerez mbeten jashte ketij urdherimi. E sa here te njejtet njerez qe dikur i kam dashur papritur kthehen ne armiq te mi, sepse me kane shkelur ne kallo, apo pse e mndojne ndryshe nga une, apo pse me kane prishur pune dhe me bezdisin. E sa here dashurojme me shume vetveten, mendimet tona, idete tona dhe i flakim te tjeret.
E atehere bashkesia lengon, Kisha lengon, njerezimi lengon sepse dashuria degdiset ne vise te largeta dhe egoizimi e urrejtja ulen kembekryq ne zemren tone. Keshtu ne jemi deshmitare te kunderdashurise. Jemi deshmitare vetem te vetvetes. E zhveshim vetveten nga dashuria dhe kur zeri i Zotit therret “Adam ku je?” ne fshihemi nga Hyji, nga vetja dhe nga te tjeret. E ky eshte ferri te dashur miq: mungesa e dashurise!
Vetem nje bashkesi qe e jeton urdherin e dashurise jo duke e prere sipas mases se vetevets, por sipas mases se Krishtit dmth duke dashur pafund, eshte nje bashkesi e shnderruar, eshte nje bote e re, eshte nje qiell dhe nje toke e re. Vetem keshtu është e mundur qe zemra e cdo individi te jete nje Jeruzalem i ri, nje nuse e stolisur per dhenderrin e saj. Vetem keshtu Zoti do te trokase ne deren e zemres sone dhe do te darkoje me ne e do te rri aty. Lum ajo zemer qe ka per mik Zotin, sepse aty pastaj te gjithe do te jene miq dhe ajo zemer do te jete nje zemer e lumtur. Keshtu do te ndikohen ata qe jane afer nesh e me rradhe deri e gjithe bota do te jete e mbrujtur nga ky tharm.
Kjo eshte deshmia qe Zoti kerkon nga ne. E nuk ka dashuri pa vuajtje. Keto të dyja jane bashke gjithmone. Na e deshmon vete Krishti dhe na e deshmon gjithe historia e Kishës e nëse gjurmojmë brenda vetes edhe vete ndërgjegjja jonë e pohon këtë. Por pikërisht këtu qëndron lavdërimi i çdonjërit nga ne. Duke shkuar në kryq Krishti u lartësua, na thotë ungjilli i kësaj të diele.
Te dashur vellezer e motra. T'i bejme vend Zotit Jezus ne zemren tone, te sigurte se do te dije te na udheheqe neper shtigjet e drites dhe erresira nuk do te kete asnje pushtet mbi ne. Eshte e mundur te jemi njerez te shnderruar dhe nepermjet nesh te shnderrohen te gjithe. Amen"!







All the contents on this site are copyrighted ©.